Të paktën 8 persona u vranë dhe 23 u plagosën pas bombardimeve në fshatin Landratovka në Luhansk.
Kreu pro-rus i Republikës Popullore të Luhansk, Leonid Pashesnik fajësoi ukrainasit për raketat që goditën zonën.
“Sot, herët në mëngjes, qyteti Stakanov dhe fshati Landratovka u bombarduan sërish nga nacionalistët ukrainas. Tetë persona u vranë, 23 të tjerë bashkatdhetarë u plagosën”, ka shkruar Pasesnik.
Përveç kësaj, ai raportoi se ushtria ukrainase“bombardon rregullisht vendbanimet paqësore.“
“Kështu, vetëm dje gjatë bombardimeve në Stakanov u shkatërruan 72 objekte banimi, tre kopshte, një shkollë, një tempull, dhjetëra objekte administrative dhe tregtare. E plagosur ka mbetur edhe një e moshuar”.