Grajqevci skeptik se Serbia do të tregojë për varrezat masive: Trysnia e ndërkombëtarëve e nevojshme

Kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci, tha se çështja e personave të zhdukur asnjëherë nuk është trajtuar dinjitetshëm.

Duke i’u referuar marrëveshjes së fundit ai ka bërë thirrje që termi i “të zhdukur me dhunë” mos të largohet nga ujdia e Ohrit.

“Nga mbarimi i luftës as një herë nuk janë trajtuar çështje e personave të zhdukur dinjitetshëm, sepse e dimë se më kë kemi punë. Mu nuk me jetë shumë hatri nga ta që e dinë ku i kanë fshehur varrezat masive, ku i kanë të gjallët, unë them të gjallët se të gjallë i kanë marr dhe ne e dimë rrugëtimin e tyre”.

Duke folur për termin “të zhdukur me dhunë”, ai tha se nëse nuk përdoret si i tillë, mund të interpretohet si të zhdukur nga tërmeti, zjarri apo diçka tjetër.

“Absolut kjo nuk guxon që të largohet sepse ndryshe si do ta quajmë, nëse e quan të zhdukur mund të jenë të zhdukur nga uji, nga tërmeti, zjarreve apo diçka tjetër, por kjo dihet që Serbia çdo gjë që e ka kryer për të zhdukurit me dhunë e ka kryer në mënyrë komanduese dhe administrative edhe kjo nuk ka tjetër term përveç këtij termi”, tha ai.

Ai shprehte i bindur se Serbia nuk do të zbatojë marrëveshjet, pra nuk do të jap të dhëna për varrezat masive dhe se është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë trysni.

“Është arritur një marrëveshje e mirë sepse pala kosovare e ka futur më në fund kërkesën tonë që personat e zhdukur të trajtohen, personat e zhdukur me dhunë nga forcat policore ushtarake serbe. Është një term që kështu është dashtë të quhet nga fillimi por marrëveshjet që i kanë bërë me Serbinë unë jam skeptik që Serbia do t’i realizoj, sa do që të bënë trysni pala kosovare, pa një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare unë besoj që Serbia as nuk do t’i tregoj varrezat masive as nuk do t’i kthej të zhdukurit qoftë tonët, qoftë Bosnjës apo të Kroacisë”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share