Grabitet vila e Salah

Vila e yllit të Liverpulit, Mohamed Salah në Kajro të Egjiptit, u gjet e grabitur. Sipas gazetës egjiptiane Al-Ahram, persona të paidentifikuar ishin futur në banesën e sulmuesit të njohur.

Ishte nipi i futbollistit ai që pa se diçka nuk shkonte në banesë. Si fillim vuri re një dritare të hapur, e pasi njoftoi policinë, u vu re se në ambientet e brendshme kishte sende të shpërndara përtokë. Aktualisht është e paqartë saktësisht se çfarë është vjedhur, por mediat egjiptiane kanë përshkruar se janë marrë pajisje elektrike. Salah është futbollisti më i dashur në shtetin afrikano-verior dhe ai thirret si “Mbreti egjiptian” dhe “Faraoni”.

Policët po kontrollojnë regjistrimet në kamera e gjithashtu po intervistojnë stafin e sigurisë, për të identifikuar hajdutët.

Sulmuesi i njohur i të kuqve është një ndër figurat që ka investuar në projekte të shumta bamirësie në vendlindje, e po ashtu edhe në qytetin e tij të lindjes, Nagrig. Madje ai njëherë ndihmoi një hajdut, i cili i kishte grabitur të atin, duke ia ndryshuar jetën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share