Katër persona të maskuar dhunuan familjen e futbollistit
Grabitësit e armatosur hynë në shtëpinë e sulmuesit të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Policia spanjolle e Barcelonës raportoi se ata sulmuan fizikisht lojtarin dhe gruan e tij ndërsa i detyruan të hapnin një kasafortë për të vjedhur bizhuteri.
Gazeta spanjolle El Pais tha se lojtari dhe gruaja e tij Alysha Behague pësuan lëndime të lehta. Aubameyang nuk ka konfirmuar asnjë detaj të grabitjes, por sipas raportimeve të mediave, katër persona me kapuç hynë në shtëpinë e tij dhe kërcënuan me armë zjarri lojtarin dhe familjen e tij.
Është hera e dytë në dy muajt e fundit që shtëpia e Aubameyang në periferi të Barcelonës, është vjedhur, megjithëse lojtari dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në rastin e parë.
Në Barcelonë, shtëpitë e Gerard Pique, Ansu Fati, Jordi Alba, Samuel Umtiti dhe Coutinho janë grabitur gjatë ndeshjeve, sipas policisë.
Incidente të ngjashme janë raportuar edhe mes lojtarëve në Madrid, Sevilje dhe Valencia.
Tv Klan