Gostivar: Arrestohen disa gra nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia

Në orët e para të ditës së sotme janë arrestuar 5 shtetase të huaja në Gostivar.

Gratë e arrestuara janë nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia, ndërsa të njëjtat dyshohet se kanë keqpërdorur lejen për qendrim turistik.

“Më datë 27.12.2022, në periudhën nga ora 01.15 deri në ora 02.30, në një objekt hotelierie në Vrapçishte të Gostivarit është kryer kontroll aksionar, gjatë të cilit zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë ndaluar pesë shtetase të huaj: D.Ç.(33), S.R.(30). dhe D.Z.(36) nga Republika e Shqipërisë, F.O.(30) nga Republika e Kosovës dhe S.Z.(52) nga Republika e Serbisë. Ata janë ndaular për shpërdorim të qëndrimit turistik dhe veprim në kundërshtim me këtë qëllim. Shtetaset e huaja janë ndaluar në stacion për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share