Ndeshjet dhe rezultatet e arritura në xhiron e 11-të në Ligën e pare të futbollit vendor, ashtu siç edhe pritej ka rezultuara me shkarkimin Goran Simovit nga posti trajner I KF Makedonija Gj., ndërsa tani për tani flitet se trajneri i Rabotniçkit Milllan Ilievski ka dhënë dorëheqje, por nga klubi i romantikëve nuk ka asgjë të publikuar edhe pse gjithashtu në disa mediume përmendin Zekirja Ramadanin si pasardhës të Millan Ilievski?.
Shkarkimi i Goran Simov nga postti trajner përgjegjës në i ekipi Makedonija Gj.P erdhi pas ndeshjes dhe disfatë 0-3 kundër ekipit Struga Trim Lum. Simov në krye të stafit teknik të ekipit Makedonija Gj.P, zëvendësoi Muarem Bajramin në pjesë pranverore të kampionatit të kaluar pikërisht para ndeshjes me Struga Trim Lum në Strug. Suksesi i trajnerit Goran Simov ishte Kupa e fituar në verën e këtij viti kur në finale mundën Struga Trim Lum pas ekzekutimit të penaltive.
Aktualisht Makedonija Gj.P mbanë pozitën e 9-të me 11 pikë aq sa kanë edhe Gostivari dhe Voska Sport.
Gjithsesi çdo gjë zyrtarisht do të mësohet deri të mërkurën kur do të dihet se kush do të drejtoj ekipet Makedonija Gj.P dhe Rabotniçkin në ndeshjet e 1/8 si finales së Kupës Republikane./KlanMacedonia