Këngëtari i madh Bujar Qamili ka qenë i ftuar këtë të Premte te “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi projektet e tij muzikore. Këtë verë ai ka publikuar plot 4 këngë që kanë si temë dashurinë.
“Moj Shkodrane”, “Ledhatare”, “S’ka si dashnia” dhe “Ma jep dorën vashë” janë këngët e tij më të reja, ku njëra prej tyre vjen si bashkëpunim me këngëtarin nga Shkupi Gold AG.
“Përshëndetje Rudina, përshëndetje Bujar dhe të gjithë ata që ndjekin emisionin tuaj. Ju përshëndes me zemër, me shpresë që po kaloni mirë. Kam një falënderim të veçantë për Bujar Qamilin, për bashkëpunimin tonë. Ka qenë një dëshirë dhe ëndërr e hershme e imja me pas një duet me Bujarin, është një prej këngëtarëve që e kam dashur që fëmijë. Kam pas qejf me i këndu Shkodrës me më t’mirin e Shkodrës, edhe pse ka shumë këngëtarë të mirë Shkodra. Unë jam mundu me marrë ikonën. Në pamundësi për të qenë në studio, ju përshëndes Bujarin, ti Rudina dhe të gjithë ata që po ju ndjekin, me kënaqësi shpresoj se shihemi herë tjetër. Faleminderit me zemër Bujar, shpresoj që ky bashkëpunim të jetë kujtim i bukur, por ndoshta në të ardhmen dhe bashkëpunime të tjera, nuk i dihet. Ju du fort!”, tha Gold AG.
Këtyre fjalëve të bukura, Bujar Qamili iu përgjigj duke thënë: Fjalën na e dha, kështu që besoj e mban!
Kështu të dy këngëtarët lanë hapur mundësinë për një bashkëpunim tjetër së shpejti.
Për Bujarin, kënga me reperin Gold AG është e veçantë sepse janë gërshetuar dy stile muzikore dhe ai beson se ajo do dëgjohet masivisht në gëzime familjare, ahengje e koncerte./tvklan.al