Gola shqiptarësh në SHBA

Vrioni dhe Shaqiri ndihmojnë skuadrat për fitorë

Superformë e Xherdan Shaqirit në javën e 22 të kampionatit amerikan të futbollit. Mesfushori i Chicago Fire dha një asist dhe shënoi një gol fantastik në ndeshjen ndaj Montréal.

Një skemë nga goditja e menduar më parë nxori të lirë ish-lojtarin e Interit dhe Bayern Munich, që me goditjen e parë e dërgoi topin në këndin e portës. Goli i tretë për 31-vjeçarin në këtë sezon, ku ka luajtur 17 ndeshje.

New England Revolution mban vendin e dytë të renditjes edhe falë golave të Xhakomo Vrioni. 24-vjeçari shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Atalanta. Ishte minuta e 9 dhe praktikisht sfida u mbyll me një paraqitje të mirë të shqiptarit i cili pasi dribloi portierin kundërshtar shmangu edhe mbrojtësin duke shënuar. Vrioni ngjitet në kuotën e 5.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share