Goditi me shishe qelqi xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, arrestohet 22-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, pas njoftimit të marrë se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena, ndërmjet skuadrave KF Pogradeci dhe KF Elbasanit, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në afërsi të Librazhdit, një shtetas kishte goditur me shishe qelqi, xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. Zh., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

22-vjeçari, teksa lëvizte me automjet, ka goditur me shishe qelqi, xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi KF Pogradeci, pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena.

Nga goditja, nuk është dëmtuar asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share