Goditi kryebashkiakun e Kolonjës, arrestohet 33-vjeçari

Procedohet në gjendje të lirë një 34-vjeçar, që i bllokoi rrugën Erion Isait

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se goditi me grushte kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, njëherësh kandidat i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam, Xhemal Kalo, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin.

Në konflikt është përfshirë edhe 33-vjeçari Esmeraldo Kacolli, i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e Bashkisë Kolonjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë 33-vjeçarin, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasin 34-vjeçarin Xhemal Kalo 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share