Gjyshja 50-vjeçare sjell në jetë mbesën e saj, bëhet nëna surrogate e fëmijës të së bijës

Një nënë 50-vjeçare Chalise Smith i ka dhënë vajzës së saj dhuratën më të madhe të jetës. Kur e bija, 25-vjeçarja Kaitlyn Munoz, u përball me çështjen e inferlitetit, nëna e saj vendosi të bëhej nëna surrogate e fëmijës së vajzës së saj.

Mjekët e këshilluan të renë Munoz që të mos lindte më kurrë pasi u diagnostikua me endometriozë dhe më vonë me sindromën Sjögren.

Nëna e saj ka rrëfyer për Fox 13 frikën që kishte për të mbajtur fëmijën, por siç tregon 50-vjeçarja ka qenë një nga shtatzënitë më të lehta.

“Dhe për të qenë 100% e sinqertë, ishte një nga shtatzënitë më të lehta. Ka pasur shumë gjatë shtatzënisë që më thonin se sa e vështirë do të ishte të dorëzoja fëmijën pasi e mbajta atë për nëntë muaj brenda meje, por nuk ishte kështu. E dija që në fillim se ky nuk ishte fëmija im. Kjo ishte një dhuratë për vajzën time që ajo nuk mund ta bënte për vete. Unë do të bëja gjithçka për cilindo nga fëmijët e mi”, tha 50-vjeçarja.

Dhe ajo ashtu bëri. Ajo solli në jetë mbesën e saj, Alayna Kait-Chalise Munoz, e cila lindi e shëndetshme në një spital në Utah më 17 Maj. Menjëherë pas lindjes, nënë dhe bijë ndanë përvojën në Instagram.

“Mamaja ime është një engjëll i vërtetë”, tha 25-vjeçarja.

“Asnjëherë nuk e kam menduar se do të përjetoja diçka të tillë apo do të kisha një fëmijë në moshën 50-vjeçare!”, shkroi Smith në postimin e saj.

Për mediat e huaja, 25-vjeçarja tha se nëna e saj i kishte sjellë dhuratën më të madhe në jetë, Alaynan.

“Unë dhe mamaja ime kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë; ajo është shoqja ime më e mirë. Mamaja ime bëri shumë gjëra për mua që unë nuk mund t’i bëja për veten time, dhe 25 vjet më vonë ajo bëri diçka që unë nuk mund ta bëja përsëri për veten time. Ajo më solli dhuratën më të madhe: Alayna”, tregoi e reja./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share