Procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-presidentit Donald Trump për një pagesë që ai i ka bërë aktores Stormy Deniels është në javën përfundimtare.

Juria dëgjoi argumentat përfundimtare të palës mbrojtëse dhe të prokurorisë.

Trump u akuzua nga prokurorët për përpjekje për të mashtruar votuesit gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, ndërsa avokatët e tij e cilësuan Michael Cohen si “gënjeshtarin më të madh i të gjitha kohërave”.

Todd Blanche, avokat i Trump, i tha jurisë se nuk mund t’i besohet as aktores Stormy Daniels dhe as ish-avokatit të Trump-it që e pagoi atë. Blanch, ndër të tjera, u përpoq të minimizonte rëndësinë e takimit të Trump me Cohen dhe David Pecker pronarin e një media, në të cilin ata ranë dakord të mos publikonin artikuj që do të dëmtonin kandidatin e atëhershëm presidencial.

Trump e pagoi në këmbim të heshtjes së saj, pasi nëse Stormy Daniels e rrëfente publikisht këtë aferë, mund të ndikonte negativisht tek zgjedhësit amerikanë.