Gjykata Kushtetuese miratoi vendimin për shfuqizimin e “Balancuesit” – Kostadinovski: Nuk janë shfuqizuar të drejtat e etnive

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të miratojë propozimin e Anti-Korrupsionit për ndërprerje të përhershme të masës së Balancuesit.

Pas vendimit, kryetari i gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski deklaroi se vendimi nuk është marrë për të shkurtuar të drejtat e ndonjë etnikumi.

Tha se Gjykata Kushtetuese nuk konsultohet me asnjë politikan ose subjekt para asnjë vendimi.

Thotë se si masë, balancuesi ishte e nevojshme në atë kohë kur u vendos, respektivisht pas luftës së 2001-shit sepse asokohe kishte anomali në sistem.

Sipas kreut të kushtetutës, vendimi kaloi me shumicë votash.

Kujtojmë para se të ndërpritet, masa e Balancuesit pësoi edhe korigjime edhe atë në përqindje.

Asokohe, ministri i Administratës, Minçev vendosi që punësimet në institucionet e sektorit publik të ndahen: maqedonas nga 54.21% në 58.44%, shqiptarë nga 29.52% në 24.30%, turq nga 3.98% në 3.86%, romë nga 2.34% në 2.53%, serbë nga 1.18% në 1.30% dhe vllehë nga 0.44% në 0.47%.

Ndryshe masa e balancuesit u vendos pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe erdhi si shkak i mungesës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në sektorin publik.  Qëllimi ishte që të barazpeshonte përfaqësimin e drejtë në administratën publike. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share