Gjykata Kushtetuese, duke pasur parasysh pozicionin dhe pavarësinë e saj, është e detyruar të reagojë ndaj pretendimeve të pavërteta dhe të pasakta të Ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga – thuhet në reagimin e Gjykatë Kushtetuese ndaj Ministrit të Drejtësisë, përcjell KlanM.
Nga kjo gjykatë theksojnë se është e palejueshme që një anëtar i Qeverisë si bartës i pushtetit ekzekutiv, sipas tyre, të mashtrojë publikisht qytetarët duke paraqitur konstatime arbitrare dhe të pavërteta
“Janë të pasakta pretendimet e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, se Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar një mendim në çfarëdo forme për procedimin e mëtejshëm me dhënien e çertifikatave, pasi një shkresë e tillë nuk ka mbërritur as nga Administrata për Mbajtjen e Regjistrave Familjare dhe as nga Ministria e Drejtësisë. Në interes të ruajtjes së dinjitetit dhe reputacionit të Gjykatës si i vetmi institucion me kompetenca të tilla, ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese komunikon nëpërmjet akteve të saj, por në asnjë rast nuk është pjesë e procedurës formale që Gjykata të konsultohet me ndonjë pjesëmarrës në procedurë dhe këshillë pasi do të merret një vendim. Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të thotë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm pas marrjes së vendimeve, pasi aktmarrësit e kanë detyrimin që t’i zgjidhin problemet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./KlanMacedonia