Gjykata Kushtetuese rrëzoi poshtë Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për grafën etnike në certifikatat nga librat amë me arsyetimin se nga Ministrai e Drejtësisë nuk e kanë respektuar afatin ligjor për ta botuar atë udhëzim në Gazetën Zyrtare, përcjell KlanM.
Ndaj këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar ministri Lloga.
“Ministri i Drejtësisë Krenar Loga përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pret që gjykata të veprojë sipas detyrës zyrtare për aktet tjera ku është shkelur afati kushtetues për botim në Gazetën Zyrtare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë./KlanMacedonia