Gjykata e Apelit ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Gjykata ka pranuar garancinë e ofruar nga i akuzuari si masë për sigurimin e prezencës së tij. Rashkovskit u dënua për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe për pastrim parash në rastin “Softuerët”.
Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe rasti është në Gjykatën e Apelit. Rashkovski si garanci që nuk do të arratiset, ka ofruar 192 mijë euro.