Një kamion shqiptar është sulmuar me gurë në Zveçan të Kosovës. Mediat shkruajnë se ka qenë një shtetas shqiptar që ka raportuar ngjarjen në polici.
Sipas dyshimeve, kanë qenë të pakën 4-6 persona që i kanë hedhur gurë duke i dëmtuar derën e kamionit. Më pas ata janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport sipas Klan Kosovës.
Deri më tani nuk dihen të tjera detaje nga kjo ngjarje./tvklan.al