Gjuha shqipe, përplasje mes partive! Fronti Europian vazhdon qëndrimin në tendat tek Gjykata Kushtetuese

Asgjë nuk do të ndodhë nesër në Gjykatën Kushtetuese. E gjithë situata është nën kontroll. Gjykata Kushtetuese mund të punojë për ligjin e gjuhëve për disa muaj, madje edhe vite. Këtë e dinë mirë në BDI dhe tani po tentojnë të bëjnë presion politik, por u bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të mos i lejojmë vetes të biem në provokimet e këtyre njerëzve, tha kryeministri Hristijan Mickoski një ditë para se gjykata Kushtetuese të vendos për gjuhën shqipe.

“Ata e dinë saktësisht se për të arritur një zgjidhje përfundimtare, cilado qoftë ajo, fillimisht gjyqtari kompetent duhet t’ua shpjegojë çështjen kolegëve të tij, pastaj bëhet një diskutim publik, pastaj një seancë përgatitore, është një proces që do të zgjasë, me muaj, ndoshta edhe vite.  Cili ishte qëllimi I tyre. Synimi i tyre, si brejtës politikë, ishte – këtu do të bëjmë presion politik dhe kur nesër të mos ndodhë asgjë, të dalin publikisht…, këtë mund ta bëjnë vetëm brejtësit politikë dhe të thonë – vetëm pse ne bëmë presion u anulua e gjithë kjo, punët nuk funksionojnë ashtu”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, parti pjesë e Frontit Europian që po protestojnë para Gjykatës Kushtetuese kanë reaguar edhe sot . Ata thonë se thonë se ligji i gjuhëve është shtyllë themelore e barazisë dhe drejtësisë në shtetin tonë multietnik, por edhe shtyllë për ruajtjen e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

“BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e këtyre vlerave dhe do të vazhdojë angazhimin e saj pa lëkundje, pavarësisht sfidave apo temave të tjera që mund të shfaqen.  Çështjet që prekin të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve janë përtej çdo përpjekjeje tjetër dhe kërkojnë përkushtim të plotë dhe fokus të pandërprerë. Ne i ftojmë të gjithë qytetarët dhe institucionet që të mbështesin ruajtjen e këtyre arritjeve, duke mos lejuar që përpjekjet për drejtësi dhe barazi të dëmtohen”

Ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti. Garanton se me VLEN në Qeveri, ligji I gjuhëve nuk do të preket.

IZET MEXHITI

“Ne si VLEN tham se ligji nuk do të preket, Gjykata Kushtetuese e vërtetoi këtë. Ka dal dokumenti që nuk preket as ligji i gjuhëve, po as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Të njëjtën e tha kryeminsitri, të njëjtën e tha kryetarja e shtetit, pse i kanë nxjerrë tendat vetëm ata e kanë të qartë. Nuk e kanë hallin të gjuha, e kanë hallin te korrupsioni, dhe te përgjegjësia që tashmë veç po e japin”

Vendimin e nesërm të Gjykatës Kushtetuese e komentuan edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Thonë se çështja nuk është dashur të politizohet.

JOVANA TRENÇEVSKA – LSDM

“Për atë dhe në atë aspekt e kundërshtojmë ashpër politizimin e një çështjeje të tillë dhe mendojmë se Gjykata Kushtetuese ta kryej punën e vet në përputhje me kompetencat e veta. Praksa për krijimin e tensioneve të cilën e pamë nga disa aktorë politik nuk ndihmon në sjellje të një problemi por në të kundërt, e thellojnë problemin.”

Ndryshe, nesër Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve, sipas informacioneve, njëra nga opsionet është që Gjykata të propozojë Kuvendit përmirësimin e këtij ligji, paralajmërimet janë se në këtë seancë do të mungojnë gjykatësit shqiptar. Për më tepër, Fronti Europian ka vazhduar edhe sot “protestat” për mbrojtje të gjuhës para gjykatës kushtetuese, mbrëmë kësaj proteste ju bashkëngjitën edhe liderët e Frontit Europian. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share