Gjuha shqipe përplas faktorin politik! BDI me akuza, Mexhiti mbështet Kurtin

Shokante, kështu kryeministri Mickoski e ka komentuar apelin që bëri kreu i BDI-së Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për të ngritur zërin ndaj parajmërimeve për abrogimin e ligjit të gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Mickoski pavarësisht deklaratave të Ahmetit sa I përket kësaj teme thotë se nuk pret tensione ne vend.

“Të intervenojë tek gjykatësit kushtetues që ai i ka zgjedhur vet, të jem më i qartë Qeveria e Kosovës të intervenojë tek gjykatësit kushtetues që ai së bashku me LSDM-në i kanë zgjedhur, shokante”, deklaroi Mickoski. 

A prisni tensione të kemi pas kërcnimeve të Ahmetit? 

“Jo jo nuk pres tensione”, tha kryeministri. 

Ndërkohë BDI dot ka alarmuar se qëllimi i Gjykatës kushtetuese nuk është abrogimi i vetëm disa neneve të ligjit por egzistojnë iniciativa të shumta ta parashtruara në gjykatës Kushtetuese me të cilat pretendohet abrogimi i plotë i ligjit.

“Por ajo që na shqetëson më shumë është se disa struktura dhe figura politike shqiptare në vend dhe rajon, për fat të keq, ndajnë të njëjtat qëndrime me këta individë dhe parti politike. Këta janë njerëzit me të cilët disa shqiptarë fatkeqësisht ndajnë mbështetje dhe qëndrime, duke u bërë aleatë të atyre që duan të rrëzojnë gjuhën tonë dhe të dëmtojnë dinjitetin tonë”, tha Ardita Dani nga BDI.

Zv kryeministri Mexhiti edhe sot i ka dal në mbrojtje kryeministrit të kosovës Kurti duke pretenduar se ligj për gjuhën sjhqipe nuk egziston duke përgënjehshtruar kështu edhe vetveten dhe psotimin që kishte bërë në vitin 2018 kur kishte uruar miratimin e ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Kryeministri Kurti e ka thënë të vërtetën. Në Maqedoni s’ka ligj për gjuhën shqipe, por ligji i gjuhëve dhe brenda parashikohet kuota 20%. Ajo bashkësi etnike që është mbi 20%, në këtë rast shqiptarët, kanë të drejtë ta përdorin gjuhën shqipe, por titulli i Ligji nuk është për gjuhën shqipe, por është Ligji për gjuhët”, u shpreh Mexhiti për mediat e Maqedonisë.

Ndryshe, ligji i gjuhëve dhe përdorimit të gjuhës shqipe ka përplasur fort së fundi partitë politike në vend, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas mbledhjes së përbashkët në Prishtinë tha se në Maqedoni nuk ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe. Nga BDI-ja deklaratën e Kurtit e cilësuan si skandaloze. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share