NË TUITTER PUBLIKOHEN NUMRAT E TELEFONIT TË DEPUTETËVE TË LSDM-së DHE KOALICIONIT
“Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”, “Shqiptarët e mallkuar”, “Bujar do të vijmë”, janë disa nga shkrimet që kohëve të fundit mund të lexohen nëpër rrjetet sociale e që drejtohen kundër shqiptarëve.
Vala e gjuhës së urrejtjes, sic njofton KlanM, u sforcua pas nisjes së protestave të opozitës kundër propozimit francez dhe sidomos pas incidentit në Sheshin “Skënderbeu”.
Kryesisht nëpër rrjetet sociale publikohen nga profile falco por nuk mungojnë edhe persona që nuk fshehin identitetin e tyre gjatë postimeve anti-shqiptare.
Krahas qytetarëve dhe politikanëve, sic njofton KlanM, nuk janë kursyer as edhe gazetarët shqiptarë. “Do të doja që një plumb I djeshëm qorr ta godiste në kokë Furkan Saliun”. Ishte ky postimi që ngjalli reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë por edhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Por jo vetëm kaq. Numrat zyrtar të telefonave të Deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të tyre janë publikuar në Tuitter me thirrjen drejtuar qytetarëve “Porositni që të mos e tradhëtojnë popullin maqedonas.
Publikimi I këtillë në një profil privat,sic përcjell KlanM, ndodh në prag të seancës së nesërme parlamentare ku duhet të shqyrtohet propozimi francez, me të cilën duhet të hiqet vetoja bullgare për nisjen e negociatave me BE-në.
Edhe pse I takojnë koalicionit të njëjtë, nga lista janë mënjanuar numrat e deputetëve të Partisë Liberal-Demokrate, DOM-it dhe Lidhjes Demokratike. Këto tri parti, që në Kuvend përfaqësohen me 4 deputetë, gjatë periudhës së kaluar kishin shfaqur rezerva për propozimin francez.
Në këtë listë nuk janë publikuar numrat e telefonit të deputetëve të BDI-së. /KlanMacedonia/