Gjuajtje me armë nga makina, një i vdekur në Haraçinë

Babë e bir sulmohen me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre, në mes të fshatit.

Sipas informacioneve të deri tanishme, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri i plagosur rëndë.

Jozyrtarisht, mësohet se personat që kanë hapur zjarr ndaj babë e bir kanë qenë të njohur mes tyre.

Nga dëshmitë e para, mësohet se ata janë sulmuar nga një audi në lëvizje.

Sipas policisë, personat janë identifikuar dhe janë vënë në ndjekje. Po punohet për zbardhjen e rastit, dhe dinamikës së saj. Sipas dyshimeve të para, pista kryesore mendohet të jetë borxh financiar, megjithatë, kjo nuk është e vetmja pistë hetimore, thonë burimet policore.

Nga policia konfirmuar rastin, duke theksuar se rreth orës 19:00, në Qendrën Emergjente “Nënë Tereza” është sjellë me armë zjarri S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri nga një veturë Audi”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share