“NË 120 VJETORI I VDEKJES SË GOCE DELLÇEVIT, DUHET ORGANIZUAR FESTË E PËRBASHKËT”
Një situatë e paqartë politike në Bullgari po ndikon që anëtarët bullgarë të Komisionit t’i ndërmarrin disa gjëra më ngadalë derisa të sqarohet situata se kush do ta udhëheqë qeverinë politike atje, thotë Dragi Gjorgiev, zëvëndëskryetari i Komisionit Maqedono-Bullgar për çshtje historike dhe arsimore në intervistën për REL.
Paqartësia politike në Bullgari është duke reflektuar në punën e Komisionëve për çështje historike dhe arsimore, kështu vlerson zëvëndëskryetari i Komisionit Maqedono-Bullgar për çshtje historike dhe arsimore thotë Dragi Gjorgiev, në intervistën për REL. Gjorgiev vlerson se Hapja e klubeve dhe e shoqërive që kanë për qëllim të tregtohet kultura dhe idetë e bashkëpunimit mes dy popujve, do të ishin të pranueshme në të kundërtën janë mollë sheri për tensione.
Natyrisht, kjo lloj situate e paqartë politike në Bullgari po ndikon që ata të ngadalësojnë disa gjëra derisa të sqarohet situata në Bullgari se kush do ta udhëheqë qeverinë politike atje. Përderisa nuk është krijuar një situatë e qëndrueshme politike, ajo do të jetë e pranishme në punën e Komisionit. Mirëpo, kur hapen klube që mbajnë emra personash që nuk kanë as një pikë kontakti me kulturën e komunitetit që e hap atë apo të komunitetit ku hapet ai klub, atëherë ato bëhen vërtet një mollë sherri dhe një kauzë për tensione edhe më të madha mes maqedonasve dhe bullgarëve, në rastin konkret.
Gjorçev njoftoi se shumica e takime që janë realizuar deri më tani në rend dite temë dikutimi kanë qene Komentet e tyre për tekstet tona shkollore dhe për harmonizimin e një teksti të mundshëm në nderim të Goce Dellçevit.
Jo, ne ende nuk e kemi harmonizuar një tekst të tillë siç dolën rekomandimet për ata pesë persona të mesjetës, ende nuk kemi arritur të harmonizojmë një tekst të tillë për Goce Dellçevin. Një nga arsyet është edhe qëndrimi i kolegëve nga Bullgaria, të cilët insistojnë më pak për të përmendur identitetin e Goce Dellçevit. Kur themi se për momentin ai është hero kombëtar për popullin maqedonas, ai festohet këtu dhe për popullin bullgar, ata tërhiqen nga ideja e përmendjes së formulimit popull modern maqedonas, popull modern bullgar.
Sipas tij, do të ketë edhe shumë diskutime për Goce Dellçevin dhe sa i përket festimit, vitin e ardhshëm është 120 vjetori i vdekjes së Goce Dellçevit, politikanët, autoritetet, shtetet, sipas tij, mund të bëjnë një vendosje të përbashkët të luleve, por ende nuk ka një harmonizim të teksteve nga Komisioni, siç ka për persona të tjerë. /KlanMacedonia/