Gjobiten 176 shoferë në Shkup

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit me çka janë shqiptuar 176 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 176 masa, nga të cilat 52 masa për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 15 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Janë shqiptuar gjashtë masa për përdorimin e celularit, tetë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, tetë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq)”, njoftojnë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share