Gjoba për 557 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.07.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 557 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 40 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 11 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 288 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 269 jashtë qytetit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share