Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (01.11.2023) vazhdoi me kontrollimet e shtuara në trafik, me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 327 gjoba, prej të cilave 79 për tejkalimin e shpejtësisë, 29 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferi, tetë sanksione për kalim në semafor të kuq.
Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 25 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, trembëdhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara…
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollimet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.