Gjoba për 296 shoferë në Shkup, 77 prej tyre për vozitje të shpejtë

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup njoftojnë se brenda 24 orëve janë shqiptuar gjithsej 296 sanksione, prej të cilave shtatëdhjetë e shtatë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

“Janë shqiptuar njëzet sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e një gjobë për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, dymbëdhjetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share