Gjoba për 230 shoferë në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (30.08.2023) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 230 sanksione, prej të cilave dyzet e gjashtë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e dy gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë sanksione për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëmbëdhjetë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share