Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, nga të cilat 38 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 13 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 masa për drejtim të automjetit mospërdorimi i rripit të sigurimit.
Shtatë masa për kalimin e sinjalistikës së mbyllur-semafor të kuq, gjashtë sanksione për parakalim dhe qarkullim të paligjshëm.