Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 masa, nga të cilat 89 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të kufizuar, 11 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.
Tri masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.