Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa, nga të cilat 66 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.