Gjithsej 153 sanksione, prej të cilave18 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, janë shqiptuar dje në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të kontolleve në fushën e komunikacionit nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç kumtoi MPB-ja, janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.