Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (25.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 gjoba nga të cilat:
10 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tri sanksione për kalim në semafor të kuq, tetë gjoba u shqiptuan për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë.