GJND, vendimi për Izraelin do të jepet me 26 Janar

Afrika e Jugut pretendon se veprimet ushtarake në luftën kundër Hamasit përbëjnë gjenocid

Më 26 Janar do të mësohet nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të pranojë pretendimet e Afrikës së Jugut për t’i konsideruar gjenocid veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Afrika e Jugut kërkon vendosjen e masave të përkohshme në çështjen e gjenocidit kundër Izraelit, përfshirë kërkesën që Izraeli të ndalë menjëherë ofensivën e tij në Rripin e Gazës.

Vendimi është në fazën paraprake për rastin e ngritur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Afrika e Jugut pretendon se veprimet ushtarake të Izraelit në luftën në Gaza përbëjnë gjenocid. Izraeli mohon akuzat dhe ka kërkuar nga gjykata që ta rrëzojë çështjen.

Izraeli shpesh i bojkoton gjykatat ndërkombëtare dhe hetimet e OKB-së, duke thënë se janë të padrejta dhe të njëanshme. Por kësaj here, udhëheqësit e shtetit dërguan ekipe ligjore gjatë seancës dyditore dëgjimore.

Është ende e paqartë nëse Izraeli do ta respektojë vendimin e gjykatës, që mund të miratojë disa apo të tetë kërkesat e Afrikës së Jugut.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share