STUDENIÇAN: QINDRA HEKTARË ME DUHAN, SPECA, SHALQIR DHE PJEPËR U SHKATËRRUAN
Ali Muarremit i shkoi huq i gjithë mundi që e ka bërë gjatë gjithë vitit pasi mbeti pa mbjellat bujqësore. Qindra hektarë tokë u shkatëruan pas stuhisë me breshër që kaploi një ditë më parë vendin.
E gjithë familja e bujkut Ali merret me bujqësi ndërsa prej kësaj punë e mirëmban familjen.
“Vetëm me bujqësi merrem, vetëm speca kam tre hekter e gjysmë. Kam bostan, pjepër edhe ato janë të dëmtuar”.
Më të dëmtuar në rrethinën e Shkupit janë bujqit e komunës së Studeniçanit të cilët sot u mblodhën për t’i evidentuar dëmet.
“Nuk ka mbetur asgjë. Llom është…në mes edhe më keq… Sa e keni dëmin. Dëmi është 100%. Shikoni është dëm i madh”.
Amet Osmani 20 vite merret me prodhimin e duhanit ndërsa nuk i mbeti asgjë nga duhani që mbolli.
“Kjo është shumë e dëmtuar 95%. Edhe kjo është e dëmtuar, s’ka asgjë…Nuk do ta merr klasifikimin e duhur”, tha Ali Muharemi, bujk.
Edhe pse të mbuluar me serra Ibrahimit iu dëmtuan pjesa më e madhe e mbjellave.
“Dëmi është shumë i madh. Këto pjepra janë nën serra ndërsa breshëri e ka dëmutar. Dëmi më I madh te serrat është te mbulojat. Nga era e madhe janë të çara të gjitha dhe nga breshëri janë të shpuara. Për to nuk ka rigjenerim”, tha Ibrahim Memeti, banor.
Kryetari i Komunës së Studeniçani bënë thirrje Qeverisë që tu dalin në ndihmë pasi komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm t’i mbulojë dëmet.
“Bëjë apel sinqerisht është nevojë shumë e madhe që Qeveria të na del në ndihmë. T’I dëmshpërblejë sadopak përshkak se të gjithë mundin që e kanë bërë gjatë gjithë vitit”, tha Azem Sadiku, kryetar i komunës së Studeniçanit.
Banorët presin që Ministria e Bujqësisë të dalë në terren dhe ta bëjë evidentimin e dëmeve të mbjellave bujqësore./KlanMacedonia