Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë? – Jeton Shaqiri: Do e mbaj këtë premtim

Nëse kryetari i komunës do ta sjellë në kohë dokumentacionin e nevojshëm, brenda 7 ditëve hapet konkursi për zgjedhje të kompanisë që do t’i kryejë punimet për Gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë. Ky ishte premtimi publik i Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

“Mjetet janë të rezervuara… Në ditën që e sjell, lirisht t’i informojë të gjitha mediat. E mbaj edhe këtë premtim. I kam kërkuar kryetarit të komunës që brenda muajit mars ta sjellë lejen, por ende nuk e ka sjellur. Shpresoj se këto ditë do ta sjellë”, tha mes tjerash Shaqiri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share