Qeveria e Shqipërisë i riktheu Maqedonisë së Veriut ikonat fetare, një gjest simbolik që mori mirënjohjen nga kryeministri i vendit fqinj, Dimitar Kovacevski. Kjo shënon edhe një nga marrëveshjet e bashkëpunimit midis vendeve për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës. Pas Kovaçevskit, fjalën e mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e përmbylli me një batutë.
Dimitar Kovaçevski: Do të kisha dashur të them dy-tre fjalë me këtë rast, është vërtet një gjest i madh që e bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës së shtetit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet që punuan dhe me të vërtetë, sivjet është një vit vërtet i madh për qytetarët tanë, posaçërisht për maqedonasit, sepse fillimisht në fillim të vitit morëm mirënjohje, përkatësisht Kisha Ortodokse maqedonase u pranua në shërbimin e të gjithave kishave ortodokse.Mandej, vijoi fillimi i negociatave me Unionin Europian, mandej vijonte dhe nënshkrimi i marrëveshjes FRONTEX, ku gjuha maqedonase për herë të parë ishte bashkë me gjuhët e tjera të Unionit dhe kjo marrëveshje është miratuar nga 27 vendet anëtare të BE.
Edi Rama: Ka folur shumë, s’kuptova gjë./tvklan.al