Gjermania: Ukraina ka të drejtë ligjore të sulmojë Moskën

Ministrja e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock ka mbrojtur sulmet me dronë të Ukrainës kundër  Moskës duke thënë se Kievi ka të drejtë ligjore në këtë rast.

Sulmet me dronë që Rusia pretendon se janë kryer nga Ukraina, kanë shënjestruar vazhdimisht kryeqytetin rus gjatë javëve të fundit, raporton “The Telegraph”, transmeton Klankosova.tv.

“Rusia sulmoi Ukrainën, prandaj Ukraina ka të drejtën ligjore për të mbrojtur vendin e saj”, tha Baerbock në një konferencë për shtyp.

Moska ka shënjestruar “pandërprerë” infrastrukturën në Ukrainë, duke përfshirë siloset e grurit, spitale dhe kisha, tha ajo.

“Ukraina po mbron veten brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar”, shtoi Baerbock.

Kievi ka qenë i durueshëm për sulmet në territorin rus, por një burim i mbrojtjes mori meritën për një “operacion special” ku një dron u përplas në një rrokaqiell në Moskë muajin e kaluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share