“Gjermania nuk është si përpara”, djemtë e kombëtares kërcejnë dhe këndojnë në aeroportin e Kishinjevit (Video)

Kualifikimi për herë të dytë në Europian ka sjellë festë. Me të drejtë të parët që e meritojnë diçka të tillë janë lojtarët e kombëtares kuqezi dhe duket se kur vjen puna tek festa tashmë e kanë marrë seriozisht.

Në aeroportin e Kishinjevit ka pasur vetëm këngë kuqezi pas përfundimit të sfidës me Moldavinë. Në kthim, teksa prisnin avionin kuqezinjtë janë relaksuar kënduar e duke kërcyer ‘alla-shqiptarçe”.


Sigurisht nuk mund të mungonte kënga “Mora fjalë” e kthyer në simbolin e kësaj fushate eliminatore. Megjithatë për djemtë kuqezi ka edhe një hit tjetër. “Gjermania nuk është si përpara” është kënga që ata kërcyen më së shumti duke qenë se vitin tjetër do të jemi në Berlin.

Kujtojmë se Shqipëria barazoi me Moldavinë 1-1 mbrëmjen e së premtes. Një pikë ishte e mjaftueshme për të siguruar matematikisht kualifikimin. Tashmë sytë janë në Tiranë kur të hënën do të përballemi me Ishujt Faroe. Një ndeshje që do të kthehet në festë, por që do të kërkohet të fitohet për të vulosur në këtë mënyrë edhe vendin e parë në Grupin E./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share