Situata në Serbi është ekstremisht shqetësuese dhe gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Ishte ky konstatimi i kryetarit të komitetit të punëve të jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili u takua me presidentin Aleksander Vuçiç gjatë një vizite ne Beograd.
Roth u shpreh i shqetësuar për fyerjet në adresë të Gjermanisë, që siç tha është një vend mik i Serbisë dhe popullit të saj.
“Duam ta shohim Serbinë në BE por na duhet një pikë kthese, një ndryshim në politikën serbe, ku të shohim përkushtim të fortë ndaj demokracisë, zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Koha nuk premton më! BE ka bërë gabime kur vjen puna tek Ballkani Perëndimor, nuk I ka mbajtur premtimet, dhe normalisht njerëzit këtu janë të frustruar. Por nëse nuk marrim përgjegjësi si një Europë e bashkuara dhe demokratike, regjime autoritare si Rusia e Kina do të shtojnë ndikimin e tyre në rajon”, ishin fjalët e zyrtarit gjerman.
Ai u dakordësua me pohimin e Vuçiq, se bisedimet kishin qenë të hapura por të vështira.
Pyetja kryesore që siç tha i kishte bërë presidentit ishte: A doni vërtet ta çoni Serbinë në BE, dhe nëse po, si do ta bëni këtë?