Gjermania është duke vazhduar mbështetjen financiare ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus nga viti i kaluar.
Gjermania do të sigurojë një paketë të re ndihme ushtarake prej 2,7 miliardë eurosh për Ukrainën, duke përfshirë 30 tanke Leopard, tha të shtunën shefi i shtabit të presidentit ukrainas, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në një postim në aplikacionin Telegram, Andriy Yermak tha se Berlini do të sigurojë gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore Iris-T, 20 transportues të blinduar të personelit Marder, 200 dronë zbulimi, 100 automjete të blinduara dhe një sasi të madhe municionesh.