Gjermania “kërcënon” me ndalim të hyrjes në vend për atletët rusë

Ministrja Nancy Faeser është kundër ripranimit të atletëve rusë në garat ndërkombëtare

Sportistët rusë mund të përballen me refuzimin e hyrjes në Gjermani nëse ata lejohen të marrin pjesë sërish në ngjarje sportive ndërkombëtare.

“Hapja e garave ndërkombëtare për atletët nga Rusia do të ishte një shuplakë për atletët ukrainas. Të ofrosh një skenë propagandistike për luftëdashësin Putin do të tradhtonte të gjitha vlerat e sportit.”

Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia janë  të ndaluar të marrin pjesë në shumicën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare që nga fillimi i  luftës në Ukrainë.

Por, së fundmi Komitieti Ndërkombëtar Olimpik ka rekomanduar ripranimin e tyre, në kushte strikte dhe si atletë neutralë.

Politikanët nga më shumë se 30 vende  kishin shprehur kundërshtime të forta ndaj planeve të KNO-së, por presidenti i këtij Komiteti ka sulmuar qeveritë lidhur me këtë qëndrim, duke paralajmëruar se një ndërhyrje e tillë mund të jetë fundi i Lojërave Olimpike dhe ngjarjeve ndërkombëtare sportive.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share