Gjermania është kampioni i ri i botës në basketboll, pasi këtë të diele mposhti në finale Serbinë.
Gjermanët e kanë fituar ndeshjen me rezultat të ngushtë 83-77, njofton Klankosova.tv
Ndeshjen më mirë e nisën serbët duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 26-23, teksa në të dytin gjermanët u kthyen në lojë me shifrat 24-21, për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë.
Në çerekun e tretë, gjermanët ishin dukshëm më të mirë duke fituar me 12 pikë epërsi, 22-10. Në çerekun e fundit, serbët u munduan që ta barazonin rezultatin duke e pasë në favor këtë periudhë, por që nuk mjaftoi, pasi rezultati final në fund ishte 83-77.
Denis Schroder ishte më i dalluari në ndeshje me 28 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Ndërkohë te serbët, më i miri ishte Avramoviq me 21 pikë, një kërcim dhe dy asistime.
Gjermania e ka fituar këtë trofe për herë të parë në histori. /Klankosova.tv.