Ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë. Lajmin e ka bërë me dije Ministria Gjermane e Mbrojtjes. Plot 18 tanke luftarake u dorëzuan pasi ekuipazhet ukrainase u trajnuan për t’i përdorur ato.
Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të bënin një kontribut vendimtar në vijën e parë të luftës. Sipas raporteve nga Ukraina, nga Britania e Madhe kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2.
Prej muajsh, Ukraina ka kërkuar më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në pushtimin rus.
Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende për mbërritjen e Leopard 2, por ata kanë konfirmuar mbërritjen e tankeve të parë Challenger 2 të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 2000 Leopard 2, të konsideruar si ndër tanket më të mirë të betejës kryesore të prodhuara nga vendet e NATO-s, janë në përdorim nga vendet evropiane.
Gjermania pranoi të furnizonte Ukrainën me tanke në Janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë apo edhe të lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret./tvklan.al