Gjeorgji: Parlamenti përfshihet nga dhuna

SHKAK U BE NJE LIGJ KUNDER AGJENTEVE TE HUAJ

Deputetët e parlamentit gjeorgjian u përfshinë në një sherr masiv për shkak të një projektligji kundër agjentëve të huaj, të frymëzuar nga Moska. Ligji parashikon dënimin për ‘agjenturë të huaj’ të të gjitha organizatave që marrin pjesën më të madhe të fondeve nga jashtë.

Një ligj i frymëzuar nga Moska kundër agjentëve të huaj shkaktoi këtë përjeshje të madhe mes deputetëve të parlamentit të Gjeorgjisë.

Përleshjet shpërthyen gjatë diskutimeve për projektligjin e propozuar nga partia  për Ëndrrën Gjeorgjiane e kryeministrit pro-rus Irakli Garibashvili. Projektligji parashikon shpalljen si ‘agjente të huaja’ dhe përballjen me penalizime të të gjithë organizatave që marrin mbi 20% të fondeve nga jashtë.

Opozita pro-perëndimore akuzon qeverinë se po shkel fjalën e lirë dhe po përpiqet t’i mbyllë gojën shoqërisë civile me një ligj, sipas tyre, të hartuar nga Vladimir Putin.

HATIA JINJIKHADZE – PERFAQESUESE E ‘OPEN SOCIETY’: Ky ligj është katastrofë për Gjeorgjinë, pasi kemi shembullin konkret se si e shndërroi një ligj i tillë Rusinë. Shkatërron të ardhmen europiane të Gjeorgjisë që pret statusin e vnedit kandidat.

Diskutimet për këtë projektligj vijojnë prej javës së kaluar por janë shtyrë vazhdimisht për shkak edhe të protestave masive. Presidentja pro-europiane Salome Zurabishvili ka deklaruar se nuk do e dekretojë.

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share