Gjenerali amerikan: Mos e nënvlerësoni forcën e Rusisë

Christopher Cavoli shprehet se lufta ka dëmtuar një pjesë të vogël të kapacitetit të saj

“Nga lufta në Ukrainë Rusia ka humbur mijëra ushtarë, por kapcitet e saj ushtarake janë ende të paprekura.”

Kështu shprehet gjenerali Christopher Cavoli, komandant i Forcave Amerikane në Evropë, i cili ofron një panoramë tërësisht tjetër nga ajo që gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley kishte deklaruar më herët.

“Pjesa më e madhe e ushtrisë ruse nuk është prekur negativisht nga ky konflikt. Forcat tokësore janë dëmtuar disi,megjithatë ato janë më shumë se sa në fillim të luftës. Forcat ajrore kanë patur shumë pak humbje, kanë humbur 80 avionë ndërsa marina ka humbur një anije. Ata kanë edhe 1000 avionë të tjerë ushtarakë.”

I pyetur për patrullimet e nëndetëseve ruse në oqeanin Atlantik, gjenerali amerikan jep këtë përgjigje:

Rusët janë më aktivë nga sa i kemi parë ndër vite dhe patrullimet e tyre në të gjithë oqeanin Atlantik janë në një nivel të lartë. Dhe kjo pavarësisht, përpjekjeve të tyre në Ukrainë.

Pavarësisht faktit që ushtria ruse deri më tani nuk ka arritur të arrijë ndonjë objektiv të rëndësishëm në luftë, zyrtarët amerikanë vazhdojnë të paralajmërojnë se Rusia paraqet një kërcënim për sigurinë amerikane dhe evropiane dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

Sakaq, si pasojë e bombardimeve të forcave ruse në qytetin Mykolaiv ka mbetur i vrarë 1 person dhe janë plagosur 23 të tjerë mes tyre edhe një fëmijë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share