Gjendje epidemiologjike, KSI nuk rekomandon masa të reja anti-kovid

Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme shqyrtoi situatën epidemiologjike në vend. Javën e kaluar ka pasur një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja (8.5%), që është një rritje dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar (55.7%)  Republika e Maqedonisë së Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë, me kapacitete adekuate reagimi.

Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, d.m.th. mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është e një rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë COVID-pozitiv të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska thonë nga Komisioni për sëmundje infektive përcjell Klan M.

Rekomandimi mbetet për të gjithë qytetarët, dhe veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikut për ecuri më të rëndë të sëmundjes, t’u përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të konfirmuara për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve apo dezinfektimi. shmangia e turmave dhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Covid-19./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share