Gjendje e jashtëzakonshme në Spanjë pas vërshimeve, trupa njerëzish gjenden rrugëve

Disa persona kanë vdekur si shkak i shiut të rrëmbyeshëm në Spanjë.
Shiu ka shkaktuar përmbytje të shumta në Spanjën jugore dhe lindore, duke mbyllur rrugët dhe lidhjet e trenave me shpejtësi të lartë.

Ujërat e furishme të përmbytjeve kanë përfshirë qytetin Letru në lindje, duke shtyrë makina të shumta nëpër rrugë.

Agjencia shtetërore e motit AEMET shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin e Valencias, si dhe nivelin më të lartë të alarmit në pjesë të Anadaluzisë.

Sipas informacioneve të deritanishme shumë tru pa të pajetë janë gjetur nëpër rrugë, pasi uji vërshoi gjithë vendin.

Carlos Manzon, zyrtar nga rajoni i Valencias t ha se disa trupa të pajetë u gjetën kurse ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të bëjnë kërkimet e tjera.

“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se disa trupa tashmë janë gjetur, por për respekt për familjet nuk do të japim më shumë detaje”, tha Mazon.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se një numër i paspecifikuar njerëzish janë të zhdukur për shkak të përmbytjeve dhe u kërkoi qytetarëve të veprojnë me “kujdes të madh” dhe të shmangin lëvizjen nëse nuk është e nevojshme.

Qeveria spanjolle ngriti një komitet krizash të martën, sipas Pallatit të La Moncloa. Ai do të kryesohet nga Sánchez dhe nga e mërkura do të koordinojë punën e Gardës Civile, Policisë Kombëtare, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile dhe Njësisë së Emergjencave Ushtarake./Lajmi.net/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share