Gjendet e mitura që ishte raportuar si e zhdukur në Prizren

Është gjetur vajza 14-vjeçare për të cilën është raportuar se ishte zhdukur që nga e marta.

Lajmin e ka bërë të ditur Rivdan Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.

“Të dashur vullnetar dhe qytetar. Vajza e lajmëruar e zhdukur është gjetur shëndosh e mirë. Faleminderit Policisë (Prizren)”, ka shkruar ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share