Ajo ka qëndruar në këtë post për gati një dekadë
Ka qënë një dorëheqje surprizë ajo e kryeministres së Skocisë Nicola Sturgeon pas më shumë se tetë vitesh në detyrë.
Në një konferencë për shtyp ajo bëri të ditur se do të mbetet në post derisa të gjendet një pasardhës.
“Që në momentin e parë në këtë punë, kam besuar se pjesë e të shërbyerit mirë është edhe të dish, se kur është koha e duhur për t’i hapur rrugën dikujt tjetër. Dhe kur të vij ajo kohë, të kesh guximin për ta bërë këtë, edhe pse për shumë njerëz në të gjithë vendin dhe në partinë time, mund të mendojnë se është shumë shpejt. Në mendjen dhe në zemrën time e di se koha është tani, se është gjëja e duhur për partinë dhe vendin tim.”
Që kur mori detyrën nga lideri historik pro pavarësisë, Alex Salmond pas humbjes në referendum për shkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe, ajo mbeti e pasfiduar në krye të partisë gati një dekadë.
Sturgeon pësoi një goditje politike në Nëntor kur Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi që qeveria e saj nuk mund të mbante një referendum të dytë pa miratimin e parlamentit britanik.
Klan News