Gjatë fundjavës janë regjistruar 96 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se gjatë fundjavës, (të premten, të shtunën dhe të dielën) janë regjistruar gjithsej 96 raste të reja me COVID-19.

Prej tyre, 66 janë nga Shkupi, 5 nga Kumanova, në Veles 4, Prilep, Tetovë, Kavdar, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Manastir dhe Shtip nga 2 ndërsa në Gjevgjeli dhe Negotinë nga 1.

Nga ana tjetër janë shëruar gjithsej 288 pacientë ndërsa katër kanë vdekur. Bëhet fjalë për pacient 87 vjeç nga Shkupi, një tjetër pacient 91 vjeç nga Shkupi dhe një 89 vjeç gjithashtu nga Shkupi. Viktima e katërt është një 71 vjeçar nga Kavadari.

Rastet aktive për momentin shënojnë 374, ndërsa të vdekur deri tani nga Covid-19 janë 9.531.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share